Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Rektori Prof. Ilirjan Mandro dhe stafi i drejtimit të strukturave mësimore në Akademi, priti përfaqësues të Policisë së Shtetit të Italisë

Në ambjentet e Akademisë së Sigurisë, në datën 16.06.2022, Rektori Prof. Ilirjan Mandro dhe stafi i drejtimit të strukturave mësimore në Akademi, priti përfaqësues të Policisë së Shtetit të Italisë, Zv/Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Italisë, Drejtor Qëndror i Policisë Kriminale, Prefekti Vittorio Rizzi, Drejtor i Institutit të Lartë të Policisë, Drejtues i Përgjithshëm Annamaria Di Paolo, Drejtor i Inspektoriatit të Shkollës së Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Tiziana Terribile, Drejtues i Projektit EU4LEA, Kolonel i Armës së Karabinierëve Fabio Ottaviani, Shefe e Kabinetit të Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Italian Drejtuese e Parë Elisabetta Mancini.

Në takim asistoi Ambasadori i Italisë Sh.T.Z. Fabrizio Bucci si dhe ekspertë të atashuar në ambasadë.

Miqve pasi ju bë prezentë mënyra e organizimit dhe funksionimit të sistemit arsimor në Akademinë e Sigurisë, afruan bashkëpunim në forcimin e kapaciteteve mësimdhënëse, trajnuese dhe mbështetëse didaktike.

Takimi ishte së pari hapja e një bashkëpunimi midis dy institucioneve arsimore. Hartimi i një programi afatgjatë konkret do të mund të bëjë binjakëzimin e shkollave dhe sistemeve arsimore të të dy vëndeve. Në këtë mënyrë unifikohen metodat e luftës kundër kriminalitetit në të dy vëndet. Takimi kaloi në frymë miqësore dhe konstruktive.