Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Rektori i AS, priti në takim më datë 31 Maj 2022, Oficerë të Ambasadës Holandeze

Rektori i Akademisë së Sigurisë, Prof. Ilirjan Mandro, priti në takim më datë 31 Maj 2022, Oficerë të Ambasadës Holandeze, Z. Egbert Kamphuis, Oficer i Migracionit dhe Murat Mete, Oficer kontakti.

Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i tyre dhe diskutimi për bashkëpunim konkret për rritjen e kapaciteteve profesionale në strukturat e policisë së shtetit.

 Gjatë takimit Z. Mete, j’u kërkua të zhvillojnë leksione të hapura me studentët e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, ku ekspertët Holandez të ofrojnë eksperiencën e tyre gjatë hetimit dhe operacioneve të zhvilluara kryesisht në fushat:

  • DarkWeb-it për njohje të aktiviteteve kriminale brenda këtij rrjeti
  • Njohjes së pajisjeve për prodhim të identiteve fallco
  • Transportin e lëndëve narkotike

Këto leksione të hapura me studentët do të jenë pjesë e programit mësimor. Gjithashtu nga ana tyre, u sugjerua organizimi i disa kurseve në fushat e lartpërmendura me specialistë të policisë së shtetit.