Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Rektori i Akademisë, Prof. Ilirjan Mandro, priti në takim përfaqësuese të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri

Në ambjentet e Akademisë së Sigurisë, në datën 13.06.2022, Rektori i kësaj Akademie, Prof. Ilirjan Mandro, priti në takim znj. Françesca Varlese dhe Lenka Vitkova, përfaqësuese të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Në takim asistuan këshilltare e përhershme e projektit znj. Tiina Koivuniemi, Drejtuesi i Projektit Shtetet Anëtare Pasi Kemppainen, z. Marek Link, Drejtuesi i Shtetit Junior dhe Kristi Kulu dhe Leena Kaikkonen, Drejtuese Komponenti.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i zotit Mandro si Drejtues Projekti i palës përfituese dhe shkëmbimi i opinioneve për rritjen e cilësisë mësimdhënëse si dhe vizioni për të ardhmen e institucionit arsimor.

Akreditimi i institucionit sipas standarteve të BE, ishte një ndër pikat për të cilat përfaqësueset e delegacionit dhe projektit, afruan ndihmën e tyre për të përfunduar shpejt dhe me cilësi këtë proces. Takimi kaloi në frymë miqësore dhe konstruktive.