Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Përfundon kursi I-rë "Për drejtim të sigurt të motoçikletës” me efektivet e Gardës së Republikës

Nga data 22.11.2021 deri më datë 30.12.2021, nga Sektori i Trajnimeve të Mjeteve Motorike, të Drejtorisë të Certifikimeve dhe Shërbimeve ndaj të Tretëve, në drejtimin e Kryekomisar Fisnik Ziçishti, u zhvillua kursi I-rë “Për drejtim të sigurt të motoçikletës”, me efektivet e Gardës së Republikës të cilët shërbejnë për eskortimin Ceremonial të Personaliteteve të Larta Shteterore dhe shërbimeve të tjera operacionale në rrugë.

Pjesëmarrësit zhvilluan praktikën në ambientet e Akademisë së Sigurisë nën kujdesin e instruktorëve me ushtrime të ndryshme dhe guidimin në rrugë urbane, interurbane dhe autostradë, (sipas programit mësimor).

Tashmë Ceremonialit te Shtetit ju shtuan motoristë të certifikuar të cilët do shërbejnë në eskortimet me motocikleta që në çdo rast të respektohet “Siguria Rrugore”.

Në përfundim të kursit u zhvillua dhe shpërndarja e Certefikatave për pjesëmarrësit.