14 nëntor 2019. Në kuadër të aktiviteteve lidhur me kremtimet e 75 vjetorit të çlirimit të vendit, sot, më datë 14 nëntor 2019, Akademinë e Sigurisë e vizitoi një grup nxënësish të Shkollës së Mesme “Sandër Prosi”.
Fillimisht nxënësit u pritën nga stafi i Qendrës Kërkimore Shkencore ku u informuan për zhvillimin historik të Akademisë së Sigurisë, Kolegjit Profesional të Lartë dhe Fakultetit të Sigurisë e Hetimit. Nxënësit këtu u njohën me strukturën, mënyrën e aplikimit, zhvillimin e testimeve, programeve, kurrikulave etj.
Më pas ata vizituan dhe ambientet e AS-së si muzeun e policisë, bibliotekën, poligonin e qitjes, shtëpinë taktike, kompleksin sportiv, sallën e kinemas, auditoret etj.
Komunikimi Virtual
Na Ndiqni:Me shume Informacion Rreth Nesh?