Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Njoftim! Për mbledhjen e Njësisë së Brendshme për Sigurimin e Cilësisë (NJBSC)

 

Në datën 01.06.2022, ora 13.00, u zhvillua mbledhja e Njësisë së Brendshme për Sigurimin e Cilësisë (NJBSC), në kuadër të riorganizimit dhe funksionimit të saj.

Objekt i mbledhjes ishin:

  • Zgjedhja e drejtuesit dhe sekretarit të NJBSC;
  • Ngritja e grupit të punës për hartimin e draft-formularit të vlerësimit për instruktorët e Kolegjit Profesional;
  • Ngritja e njësive të sigurimit të cilësisë në njësitë kryesore, pjesë përbërëse, të Akademisë së Sigurisë;

Përveç sa më sipër, me qëllim, realizimin e përgjegjësive institucionale të Akademisë së Sigurisë për matjen e efikasitetit të veprimtarisë mësimore, kërkimore-shkencore, administrative dhe financiare, NJBSC-ja trajtoi edhe çështje të tjera si:

  • Ngritjen e njësive të sigurimit të brendshëm cilësisë në njësitë kryesore, Fakultet dhe Kolegj. Këto njësi do të jenë të përbëra nga 3 anëtarë, një prej të cilëve do të jetë student apo kursant.
  • Ngritjen e një grupi pune (nga njësia) me qëllim hartimin e një drafti për procedurat e vlerësimit të instruktorëve në Kolegjin Profesional nga ana e kursantëve. Pas diskutimit në NJBSC, drafti do të dërgohet për mendim në të gjitha strukturat e AS-së dhe për miratim final tek Drejtori/Rektori i AS-së. Anketimi do të zhvillohet në përfundim të çdo kursi policor.

Në mbledhjen e radhës së NJBSC-së do të diskutohet dhe miratohet drafti-formulari i vlerësimit të instruktorëve të Kolegjit Profesional.

 

Njësia e Brendshme për Sigurimin e Cilësisë (NJBSC)

Akademia e Sigurisë