Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare Ibrahim Brahja vizitojnë Akademinë e Sigurisë

12 nëntor 2019. Si të gjitha institucionet që po organizojnë aktivitete lidhur me kremtimet e 75 vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë, edhe Akademia e Sigurisë, ka zhvilluar sot më datë 12 nëntor 2019, një “ditë të hapur”, duke pritur në mjediset e saj rreth 120 nxënës të klasave të teta e të nënta të shkollës nëntëvjeçare Ibrahim Brahja, Sauk.

Akademia ka organizuar këtë ditë të hapur, me qëllim që nxënësit të njihen me institucionin e Policisë së Shtetit, duke vizituar Muzeun e Policisë dhe të njihen me punën e bërë nga ky institucion arsimor i policisë. Vizita e zhvilluar la përshtypje shumë pozitive te të gjithë nxënësit.

Prej disa kohësh, në Shqipëri kanë nisur festimet përkujtimore të 75 vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Fitorja ndaj fashizmit, si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historisë e vendit tonë, dhe të asaj botërore, këtë vit jubilar do të përkujtohet sipas një kalendari historik të miratuar.

Organizimet shtetërore dhe kremtimet do të kulmojnë në datën 29 nëntor, në të cilën do të përkujtohet e nderohet sakrifica e dëshmorëve dhe veteranëve të vendit, të cilët ishin pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Aktivitetet e AS-së lidhur me këto kremtime po vijojnë dhe kryesisht janë fokusuar te vizitat e nxënësve të shkollave të ndryshme.