Studenti ka të drejtë:
- Të ndjekë leksione, seminare dhe të gjitha veprimtaritë e tjera mësimore, të organizuara në përputhje me statusin e tij.
- Të përdorë pajisjet, bazën materiale dhe laboratorike te fakultetit sipas rregullave përkatëse, për të realizuar programin mësimor dhe punën e programuar në aktivitetin e tij shkencor, bibliotekën dhe mjediset sportive e kulturore të fakultetit.
- Të zgjedhë dhe të zgjidhet në organet drejtuese, si në Senatin Akademik, në Këshillin e Administrimit, në Këshillat e Fakulteteve ku janë të regjistruar, në përputhje me ligjin për arsimin e lartë dhe Statutin e Fakultetit.
- Të organizohet në shoqata të ndryshme jopolitike në përputhje me aktet ligjore e nënligjore përkatëse.
- Të përfitojë bursë studimi brenda ose jashtë shtetit kur plotëson kushtet e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, Senatit e në marrëveshjet ndërshtetërore ose ndëruniversitare.
- Të përfitojë shpërblime të veçanta që akordohen nga AS sipas ligjit dhe kritereve të caktuara nga Senati Akademik.
- Të shprehë opinionin e tij për cilësinë e mësimdhënies dhe punën e personelit akademik të fakultetit
- Të ankohet te Dekani i Fakultetit, për shkelje te rregullave dhe standardeve akademike nga ana e pedagogeve, te mosrealizimit te procesit te mësimdhënies, të rregullave të zhvillimit të provimit dhe për vlerësimin e tij të pamerituar.
- Të jetë i kujdesshëm në përdorimin e rrjeteve sociale, sidomos jashtë orëve të procesit mësiomor, duke i përdorur ato në mënyrë të kufizuar dhe me përgjegjshmëri, duke u siguruar që publikimet në rrjetet sociale të mos perceptohen nga kolegët ose publiku, si akte fyese, diskriminuese, viktimizuese ose në kundërshtim me etikën.
- Të zbatojë me përpikmëri orarin mësimor, rreshtimit, orarin e studimit dhe të gjithë aktivitetin e Fakultetit të Sigurisë & Hetimit.
- Të mbajë uniformën e policisë gjatë procesit mësimor, si dhe uniformën dimërore e verore në stërvitjet e grupuara, në përputhje me rregulloren e uniformës së policisë së Shtetit.
- Të ketë gjithnjë një qëndrim moral të lartë dhe të denjë për një student dhe si punonjës i policisë së shtetit.
- Të respektojë, kolegët, pedagogët, eprorët dhe stafin e Fakultetit duke demonstruar sjellje të hijshme dhe të qytetëruara në ambientet e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit.
- Të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet shkencore, social kulturore e sportive që organizon Fakultetit brenda dhe jashtë tij, duke dhënë kontributin me pjesëmarrjen e tij.
- Studenti ka për detyrë të ndjekë programin mësimor dhe të mos largohet asnjëherë nga ora e mësimit pa lejen e Dekanit të Fakultetit.
- Të ankohet te Dekani i Fakultetit për shkelje të etikës akademike, të konfliktit të interesit dhe të çdo rasti tjetër që cenon integritetin e studentit.
Komunikimi Virtual
Na Ndiqni:Me shume Informacion Rreth Nesh?