Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Programe Trajnimi

       DREJTORIA E CERTIFIKIMEVE DHE SHERBIMEVE NDAJ TE TRETEVE

Programet:

  1. Sektori i Trajnimeve dhe Mjeteve Motorike zhvillon programe trajnimi:
  1. I.1.Kurs i trajnimit teorik dhe praktik për drejtim profesional dhe të sigurt të motoçikletave të Policisë:
    1. Gjithsej 6 javë (180 orë mësimore)
    2. Teori 55 orë mësimore;
    3. Praktikë 125 orë mësimore;
    4. Pjesëmarrës: punonjës të Policisë;
    5. Dokumenti i fituar: Certifikatë;
    6. Qëllimi:

Të pajisë kursantët me njohuritë dhe shprehitë e nevojshme për të drejtuar motoçikletën në mënyrë profesionale dhe të sigurt gjatë shërbimeve të Policisë;

  1. Objektivat:  

ü    Të realizojnë drejtimin profesional dhe të sigurt e motoçikletës;

ü    Të përvetësojnë rregullat bazë të sigurisë në drejtim;

ü    Të vlerësojnë rreziqet dhe aplikojnë strategjitë përkatëse të drejtimit;

ü    Të sigurojnë mbrojtjen e vetes dhe të tjerët në rrugë.

  1. I.2.Kurs për leje drejtimi motoçiklete:
    1. Gjithsej 12 ditë (72 orë mësimore)
    2. Teori 18 orë mësimore;
    3. Praktikë54 orë mësimore;
    4. Pjesëmarrës: punonjës të Policisë së Shtetit;
    5. Dokumenti i fituar: Leje drejtimi A1, A2dhe A;
    6. Qëllimi:

Të përgatisë kursantët me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të marrë lejen e drejtimit të motoçikletës sipas kategorive të Kodit Rrugor;

  1. Objektivat:  

ü    Të njohin Kodin Rrugor;

ü    Të njihen më të dhënat teknike të motoçikletave;

ü    Të aftësohen për drejtimin e siguritë të këtyre mjeteve;

ü    Të kalojnë testin e marrjes së lejes së drejtimit të organizuar nga DRSHTRR.

  1. Sektori i Shërbimeve ndaj të Tretëve zhvillon programe trajnimi:
  1. II.1.Kurs për trajnimin e drejtuesve teknik të SHPSF-së dhe QTP:
    1. Gjithsej 3 ditë (18 orë mësimore)
    2. Teori 16 orë mësimore;
    3. Praktikë 2 orë mësimore;
    4. Pjesëmarrës: drejtuesit teknik të SHPSF dhe QTP;
    5. Dokumenti i fituar: Dëshmi;
    6. Qëllimi:

Të formojë dhe zhvillojë drejtues teknik, me aftësi të mira teorike e praktike, që do t’i shërbejnë atij në përmbushjen e detyrës në rolin e drejtuesit më të lartë teknik, për menaxhimin, drejtimin, kontrollin e SHPSF-së dhe QTP-së, me qëllim ruajtjen dhe sigurimin fizik të objekteve, personave dhe transportit të vlerave monetare, si dhe trajnimin e punonjësve të SHPSF-ve, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

  1. Objektivat:

ü    Të kuptojnë bazën ligjore të SHPSF-së, përgjegjësitë dhe detyrat e Drejtuesit Teknik të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike dhe Drejtuesit Teknik të QTP-së;

ü    Të kenë gjykim dhe vendimmarrje të shëndoshë, mbështetur në etikën dhe vlerat e kërkuara për të bërë të mundur ndërhyrjen me qëllim sigurimin fizik të personave dhe objekteve shtetërore e private;

ü    Të fitojnë aftësi teorike - praktike për sigurimin e vlerave monetare dhe sendeve të çmuara gjatë transportit;

ü    Të fitojnë aftësi teorike - praktike për tu përballuar dhe t’u japin zgjidhje e përgjigje situatave emergjente.

  1. II.2.Kurs për trajnimin e trajnerëve të QTP:
    1. Gjithsej 5 ditë (30 orë mësimore)
    2. Teori 24 orë mësimore;
    3. Praktikë 6 orë mësimore;
    4. Pjesëmarrës: Specialistë të Marrëdhënieve me të Tretët në Policinë e Shtetit dhe kandidatë për trajnerë në QTP;
    5. Dokumenti i fituar: Certifikatë;
    6. Qëllimi:

Të paraqesë në mënyrë të përmbledhur bazën teorike për parimet e të mësuarit, metodat e mësimdhënies në QTP si dhe të sigurojë një trajnim të njësuar në procesin mësimdhënies për personelin e SHPSF-së, jo vetëm në Akademinë e Sigurisë, por edhe në QTP;

  1. Objektivat:

ü    Kuptimin e trajnimit dhe përfitimet e tij;

ü    Psikologjinë e të mësuarit tek të rriturit, metodat e trajnimit dhe cilësitë që duhet të ketë një trajnues;

ü    Përdorimin e pyetjeve në trajnim;

ü    Përgatitjen e mjedisit mësimor dhe mjetet ndihmëse mësimore;

ü    Hartimin e një plani mësimor;

ü    Praktikojnë nëpërmjet metodave të trajnimit, dhënien e mësimit.

  1. II.3.Kurs për trajnimin bazë e punonjësve të shërbimit të SHPSF-ve:
    1. Gjithsej 10 ditë mësimore (60 orë)
    2. Teori 33 orë mësimore;
    3. Praktikë 27 orë mësimore;
    4. Pjesëmarrës: punonjës shërbimi të SHPSF;
    5. Dokumenti i fituar: Dëshmi Aftësie;
    6. Qëllimi:

Të formojë dhe zhvillojë punonjës shërbimi të disiplinuar, me aftësi të mira profesionale, fizike dhe vetëmbrojtje;

  1. Objektivat:

ü    Të mësojnë dhe kuptojnë përgjegjësitë dhe detyrat e punonjësit të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike;

ü    Të bëjnë sigurimin fizik të objekteve shtetërore e private, të personave, veprimtarive social-kulturore, sportive, fetare e politike si dhe sigurimin dhe shoqërimin e vlerave monetare e sendeve të çmuara gjatë transportit;

ü    Të fitojnë aftësi praktike profesionale për të përballuar dhe t’u japin zgjidhje e përgjigje situatave gjatë sigurimit të objekteve shtetërore e private, personave dhe gjatë shoqërimit të vlerave monetare. Këto aftësi përfshijnë komunikimin verbal deri përdorimin e pajisjeve (arma, shkopi i gomës, prangat), etj.

  1. II.4.Kurs për trajnimin e specializuar të përgjegjësve të shërbimit në SHPSF:
    1. Gjithsej 5 ditë (30 orë mësimore)
    2. Teori 26 orë mësimore;
    3. Praktikë 4 orë mësimore;
    4. Dokumenti i fituar: Certifikatë;
    5. Pjesëmarrës: përgjegjësit e shërbimit në SHPSF;
    6. Qëllimi:

Përmes zhvillimit të mëtejshëm të njohurive, skenarëve dhe demonstrimit në role me mjetet dhe pajisjet e nevojshme, të njohin detyrat e përgjegjësit gjatë kryerjes se shërbimit, në objekte të mbyllura, të hapura, apo dhe njohjen e pajisjeve dhe armëve të ndryshme për kryerjen e shërbimit;

  1. Objektivat:

ü    Të njohin bazën ligjore për SHPSF-së;

ü    Roli dhe detyrat e përgjegjësit te shërbimit të SHPSF-së;

ü    Aftësitë komunikuese

ü    Të njohe mirë kodin e sjelljes së SHPSF-së;

ü    Të ketë njohuri mbi detyrat e përgjegjësitë e SHPSF-së gjatë transportit të vlerave monetare dhe sendeve të çmuara;

ü    Të ketë njohuri mbi legjislacionin dhe njohjen me armët e gjata.

  1. II.5.Kurs për trajnimin e specializuar të shoqëruesve të vlerave monetare në SHPSF:
    1. Gjithsej 5 ditë (30 orë mësimore)
    2. Teori 20 orë mësimore;
    3. Praktikë 10 orë mësimore;
    4. Pjesëmarrës: punonjës shërbimi si shoqërues vlerash monetare e të çmuara të SHPSF;
    5. Dokumenti i fituar: Certifikatë;
    6. Qëllimi:

Të ofrojë një trajnim specifik për aftësi të mira profesionale në përmbushjen e detyrës së tij në rolin shoqëruesit të vlerave monetare;

  1. Objektivat:

ü    Mësojnë dhe kuptojnë përgjegjësitë dhe detyrat e punonjësit që do shoqërojë vlerat monetare;

ü    Fitojnë aftësi praktike profesionale për të përballuar dhe t’u japin zgjidhje e përgjigje dhe në situata kritike. Këto aftësi përfshijnë përdorimin e pajisjeve (arma, prangat, etj.).

  1. II.6.Kurs për trajnimin e specializuar të operatorëve të sallave të komandimit në SHPSF:
    1. Gjithsej 5 ditë (30 orë mësimore)
    2. Teori 20 orë mësimore;
    3. Praktikë 10 orë mësimore;
    4. Pjesëmarrës: punonjës shërbimi si operatorë të SHPSF;
    5. Dokumenti i fituar: Certifikatë;
    6. Qëllimi:

Të aftësohen për veprimet dhe procedurat që duhet të ndjekin për monitorimin me kamera, gjurmimin e mjeteve nëpërmjet sistemit GPS, GPRS, dhe përpunimin e sinjaleve të alarmit;

  1. Objektivat:

ü    Njohin pajisjet e sistemit vëzhgimit CCTV, sistemet e alarmit dhe mjetet e komunikimit që përdor qendra e kontrollit dhe shpjegojnë funksionin;

ü    Të praktikohen në përdorimin e pajisjeve për monitorimin me kamera, sistemeve të alarmit dhe mjeteve të komunikimit.

  1. II.7.Kurs për trajnimin e specializuar të truprojave në SHPSF:
    1. Gjithsej 5 ditë (30 orë mësimore)
    2. Teori 20 orë mësimore;
    3. Praktikë 10 orë mësimore;
    4. Pjesëmarrës: punonjës shërbimi si truprojë në SHPSF;
    5. Dokumenti i fituar: Certifikatë;
    6. Qëllimi:

Të njohin detyrat e truprojës, aftësohen nga ana taktike për ruajtjen fizike të personit gjatë lëvizjes në këmbë, me automjet, pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme si dhe evakuimin tij në rast rreziku;

  1. Objektivat:

ü    Detyrat e truprojes për sigurimin fizik të personave, rolin e tij në formacionet e sigurisë;

ü    Njohin   shërbimin e avancës dhe format e realizimit të saj;

ü    Njohin formacionin dhe funksionin e eskortës;

ü    Njohin procedurat e evakuimit në rast rreziku: me mjet dhe në këmbë.

  1. II.8.Kurs për trajnimin e specializuar të verifikuesve të sinjaleve në SHPSF:
    1. Gjithsej 5 ditë (30 orë mësimore)
    2. Teori 20 orë mësimore;
    3. Praktikë 10 orë mësimore;
    4. Pjesëmarrës: punonjës shërbimi që shërbejnë si verifikues sinjalesh në SHPSF;
    5. Dokumenti i fituar: Certifikatë;
    6. Qëllimi:

Të ofrojë një trajnim specifik për aftësi të mira profesionale në përmbushjen e detyrës së tij në rolin verifikuesit te sinjaleve;

  1. Objektivat:

ü    Mësojnë dhe kuptojnë përgjegjësitë dhe detyrat e punonjësit që do verifikoje sinjalet e alarmit;

ü    Fitojnë aftësi praktike profesionale për të përballuar dhe t’u japin zgjidhje e përgjigje dhe në situata kritike. Këto aftësi përfshijnë përdorimin e pajisjeve (arma, prangat, etj.).

  1. II.9.Kurs për trajnimin e specializuar të drejtuesve të mjeteve të blinduara në SHPSF:
    1. Gjithsej 5 ditë (30 orë mësimore)
    2. Teori 12 orë mësimore;
    3. Praktikë 18 orë mësimore;
    4. Pjesëmarrës: drejtuesit e mjeteve të blinduara në SHPSF;
    5. Dokumenti i fituar: Certifikatë;
    6. Qëllimi:

Të aftësohen teorikisht dhe praktikisht për drejtimin e mjeteve të blinduar gjatë shoqërimit të vlerave monetare;

  1. Objektivat:

ü    Shpjegojnë bazën ligjore, klasifikimi i mjeteve të blinduara;

ü    Të drejtojnë mjetin në mënyrë të sigurtë;

ü    Të kryejnë shërbime emergjente duke kryer monovra brenda kushteve të sigurisë;

ü    T’i përgjegjen situatave të veçanta në trafik dhe të përballojnë çdo të papritur në rrugë.

  1. II.10.Kurs për trajnimin e vazhdueshëm të drejtuesve teknik në SHPSF dhe QTP:
    1. Gjithsej 1 ditë (6 orë mësimore)
    2. Teori 4 orë mësimore;
    3. Praktikë 2 orë mësimore;
    4. Pjesëmarrës: drejtuesit teknik të SHPSF dhe QTP;
    5. Dokumenti i fituar: Certifikatë;
    6. Qëllimi:

Të përditësojnë njohuritë me legjislacionin e ndryshuar dhe fitojnë shprehi në zbatim të këtyre akteve;

  1. Objektivat:

ü    Të njihen me ndryshimet ligjore e nënligjore që normojnë funksionimin e SHPSF dhe QTP;

ü    Të aplikojnë teknikat e reja në fushën e sigurisë fizike të veprimtarive, objekteve dhe personave në ruajtje.

  1. II.11.Kurs për trajnimin e vazhdueshëm të punonjësve të SHPSF:
    1. Gjithsej 3 ditë (18 orë mësimore)
    2. Teori 10 orë mësimore;
    3. Praktikë 8 orë mësimore;
    4. Pjesëmarrës: punonjësit e shërbimit të SHPSF;
    5. Dokumenti i fituar: Certifikatë;
    6. Qëllimi:

Ruajtja e nivelit të dijeve dhe njohja me aktet ligjore të përditësuara që normojnë veprimtarinë e SHPSF-së;

  1. Objektivat:

ü    Të ruajnë dhe zhvillojnë nivelin e dijeve;

ü    Të njihen me aktet e përditësuara ligjore që normojnë veprimtarinë e SHPSF-së.

  1. II.12.Testim për aftësimin teorik dhe praktik të drejtuesve teknik për armët në poligonet private të licencuara:
    1. Gjithsej 1 ditë (6 orë mësimore)
    2. Teori 4 orë mësimore;
    3. Praktikë 2 orë mësimore;
    4. Pjesëmarrës: drejtues teknik për aftësimin teorik dhe praktik në përdorimin e armëve të zjarrit;
    5. Dokumenti i fituar: Certifikatë;
    6. Qëllimi:

Njohja me legjislacionit përkatës në fuqi dhe verifikimin e aftësive në përmbushje të detyrës. Në përfundim të pajisen me dëshminë për aftësimin teorik e praktik për armët;

  1. Objektivat:

ü    Njohja e legjislacionit në fuqi mbi armët dhe përdorimin e armëve të zjarrit;

ü    Njohja e rregullave të sigurimit teknik, ruajtjes dhe mirëmbajtjes gjatë përdorimit të armëve;

ü    Të jenë të aftë për të zhvilluar qitje me këto armë;

ü    Të jenë të aftë për të eleminuar ngjarjet e jashtëzakonshme dhe të japin ndihmën e parë.

 Struktura organizative:

Organigrama

Organika

Nr. FUNKSIONI GRADA POZICIONI
1 Drejtor Drejtues Punonjës Policie 1(një)
Shuma 1 (një)
2 Shef i Sektorit të Trajnimeve dhe Mjeteve Motorike Kryekomisar Punonjës Policie 1 (një)
2.1 Specialistë / Instruktorë Komisar Punonjës Policie  2 (dy)
2.2 Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme (licencuar) - Civil                    1 një)
2.3 Kujdestar / Magazinjer - Civil                    1 një)
Shuma 5 (pesë)
3 Shef i Sektorit të Shërbimeve ndaj të Tretëve Kryekomisar Punonjës Policie 1 (një)
3.1 Specialistë / Instruktorë Komisar Punonjës Policie  3 (tre)
Shuma 4 (katër)
Gjithsej 10 (dhjetë)

Baza ligjore:

  • Ligji nr. 80/2015, datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  • VKM nr. 185, datë 25.02.2015, “Për organizimin dhe funksionimin e Akademisë së Sigurisë”;
  • Statuti i Akademisë së Sigurisë;
  • Rregullore e Akademisë së Sigurisë;
  • Urdhri i ministrit të Punëve të Brendshme nr. 491, datë 05.09.2016, “Për disa ndryshime në Urdhrin nr. 294, datë 05.06.2015, të ministrit të Punëve të Brendshme “Për miratimin e strukturës organike të Akademisë së Sigurisë”, i ndryshuar;
  • Urdhri i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 366, datë 10.04.2017, “Për miratimin e përshkrimeve të punës së funksioneve në Akademinë e Sigurisë;
  • Ligji nr. 108/2014 “Për policinë e shtetit”, i ndryshuar;
  • VKM nr. 750, datë 19.06.2015, “Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit”;
  • Ligji nr. 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”;
  • Udhëzim i ministrit të Brendshëm nr. 130, datë 05.03.2018, “Për funksionimin e shërbimit privat të sigurisë fizike”;
  • Udhëzim i ministrit të Brendshëm nr. 505, datë 26.10.2018, “Për qendrat e trajnimit privat”;
  • Ligji nr. 74/2014, datë 10.07.2014, “Për armët”;
  • VKM nr 839, datë 14.10.2015, “Për miratimin e Rregullores “Për përdorimin e armëve të zjarrit”;
  • Udhëzim i ministrit të Punëve të Brendshme nr. 262, datë 25.05.2015, “Procedurat për lëshimin/revokimin e dëshmisë për aftësimin teorik e praktik për armët, formati i saj, si dhe procedurat e certifikatës për drejtues teknik për veprimtaritë e lejuara me armët për programin e kursit të trajnimit për aftësimin teorik dhe praktikë për armët dhe kushtet e objektit ku zhvillohet ky program”;
  • Kodi Rrugor;
  • VKM Nr. 153, datë 07.04.2000, “Për miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”;
  • Udhëzim i ministrit të Transporti dhe Infrastrukturës, nr. 682/4, datë 1.4.2016, Për aktivitetin e autoshkollave, pajisjen e kandidatëve me lejedrejtimi, kualifikimin e instruktorëve të autoshkollave dhe specialistëve të DPSHTRR;
  • Urdhër i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Nr. 936, datë 03.10.2018, "Për funksionimin e Autoshkollës së Akademisë së Sigurisë
  • Rregullore e Autoshkollës.