DREJTORIA E CERTIFIKIMEVE DHE SHERBIMEVE NDAJ TE TRETEVE
Programet:
- Sektori i Trajnimeve dhe Mjeteve Motorike zhvillon programe trajnimi:
- I.1.Kurs i trajnimit teorik dhe praktik për drejtim profesional dhe të sigurt të motoçikletave të Policisë:
- Gjithsej 6 javë (180 orë mësimore)
- Teori 55 orë mësimore;
- Praktikë 125 orë mësimore;
- Pjesëmarrës: punonjës të Policisë;
- Dokumenti i fituar: Certifikatë;
- Qëllimi:
Të pajisë kursantët me njohuritë dhe shprehitë e nevojshme për të drejtuar motoçikletën në mënyrë profesionale dhe të sigurt gjatë shërbimeve të Policisë;
- Objektivat:
ü Të realizojnë drejtimin profesional dhe të sigurt e motoçikletës;
ü Të përvetësojnë rregullat bazë të sigurisë në drejtim;
ü Të vlerësojnë rreziqet dhe aplikojnë strategjitë përkatëse të drejtimit;
ü Të sigurojnë mbrojtjen e vetes dhe të tjerët në rrugë.
- I.2.Kurs për leje drejtimi motoçiklete:
- Gjithsej 12 ditë (72 orë mësimore)
- Teori 18 orë mësimore;
- Praktikë54 orë mësimore;
- Pjesëmarrës: punonjës të Policisë së Shtetit;
- Dokumenti i fituar: Leje drejtimi A1, A2dhe A;
- Qëllimi:
Të përgatisë kursantët me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të marrë lejen e drejtimit të motoçikletës sipas kategorive të Kodit Rrugor;
- Objektivat:
ü Të njohin Kodin Rrugor;
ü Të njihen më të dhënat teknike të motoçikletave;
ü Të aftësohen për drejtimin e siguritë të këtyre mjeteve;
ü Të kalojnë testin e marrjes së lejes së drejtimit të organizuar nga DRSHTRR.
- Sektori i Shërbimeve ndaj të Tretëve zhvillon programe trajnimi:
- II.1.Kurs për trajnimin e drejtuesve teknik të SHPSF-së dhe QTP:
- Gjithsej 3 ditë (18 orë mësimore)
- Teori 16 orë mësimore;
- Praktikë 2 orë mësimore;
- Pjesëmarrës: drejtuesit teknik të SHPSF dhe QTP;
- Dokumenti i fituar: Dëshmi;
- Qëllimi:
Të formojë dhe zhvillojë drejtues teknik, me aftësi të mira teorike e praktike, që do t’i shërbejnë atij në përmbushjen e detyrës në rolin e drejtuesit më të lartë teknik, për menaxhimin, drejtimin, kontrollin e SHPSF-së dhe QTP-së, me qëllim ruajtjen dhe sigurimin fizik të objekteve, personave dhe transportit të vlerave monetare, si dhe trajnimin e punonjësve të SHPSF-ve, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
- Objektivat:
ü Të kuptojnë bazën ligjore të SHPSF-së, përgjegjësitë dhe detyrat e Drejtuesit Teknik të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike dhe Drejtuesit Teknik të QTP-së;
ü Të kenë gjykim dhe vendimmarrje të shëndoshë, mbështetur në etikën dhe vlerat e kërkuara për të bërë të mundur ndërhyrjen me qëllim sigurimin fizik të personave dhe objekteve shtetërore e private;
ü Të fitojnë aftësi teorike - praktike për sigurimin e vlerave monetare dhe sendeve të çmuara gjatë transportit;
ü Të fitojnë aftësi teorike - praktike për tu përballuar dhe t’u japin zgjidhje e përgjigje situatave emergjente.
- II.2.Kurs për trajnimin e trajnerëve të QTP:
- Gjithsej 5 ditë (30 orë mësimore)
- Teori 24 orë mësimore;
- Praktikë 6 orë mësimore;
- Pjesëmarrës: Specialistë të Marrëdhënieve me të Tretët në Policinë e Shtetit dhe kandidatë për trajnerë në QTP;
- Dokumenti i fituar: Certifikatë;
- Qëllimi:
Të paraqesë në mënyrë të përmbledhur bazën teorike për parimet e të mësuarit, metodat e mësimdhënies në QTP si dhe të sigurojë një trajnim të njësuar në procesin mësimdhënies për personelin e SHPSF-së, jo vetëm në Akademinë e Sigurisë, por edhe në QTP;
- Objektivat:
ü Kuptimin e trajnimit dhe përfitimet e tij;
ü Psikologjinë e të mësuarit tek të rriturit, metodat e trajnimit dhe cilësitë që duhet të ketë një trajnues;
ü Përdorimin e pyetjeve në trajnim;
ü Përgatitjen e mjedisit mësimor dhe mjetet ndihmëse mësimore;
ü Hartimin e një plani mësimor;
ü Praktikojnë nëpërmjet metodave të trajnimit, dhënien e mësimit.
- II.3.Kurs për trajnimin bazë e punonjësve të shërbimit të SHPSF-ve:
- Gjithsej 10 ditë mësimore (60 orë)
- Teori 33 orë mësimore;
- Praktikë 27 orë mësimore;
- Pjesëmarrës: punonjës shërbimi të SHPSF;
- Dokumenti i fituar: Dëshmi Aftësie;
- Qëllimi:
Të formojë dhe zhvillojë punonjës shërbimi të disiplinuar, me aftësi të mira profesionale, fizike dhe vetëmbrojtje;
- Objektivat:
ü Të mësojnë dhe kuptojnë përgjegjësitë dhe detyrat e punonjësit të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike;
ü Të bëjnë sigurimin fizik të objekteve shtetërore e private, të personave, veprimtarive social-kulturore, sportive, fetare e politike si dhe sigurimin dhe shoqërimin e vlerave monetare e sendeve të çmuara gjatë transportit;
ü Të fitojnë aftësi praktike profesionale për të përballuar dhe t’u japin zgjidhje e përgjigje situatave gjatë sigurimit të objekteve shtetërore e private, personave dhe gjatë shoqërimit të vlerave monetare. Këto aftësi përfshijnë komunikimin verbal deri përdorimin e pajisjeve (arma, shkopi i gomës, prangat), etj.
- II.4.Kurs për trajnimin e specializuar të përgjegjësve të shërbimit në SHPSF:
- Gjithsej 5 ditë (30 orë mësimore)
- Teori 26 orë mësimore;
- Praktikë 4 orë mësimore;
- Dokumenti i fituar: Certifikatë;
- Pjesëmarrës: përgjegjësit e shërbimit në SHPSF;
- Qëllimi:
Përmes zhvillimit të mëtejshëm të njohurive, skenarëve dhe demonstrimit në role me mjetet dhe pajisjet e nevojshme, të njohin detyrat e përgjegjësit gjatë kryerjes se shërbimit, në objekte të mbyllura, të hapura, apo dhe njohjen e pajisjeve dhe armëve të ndryshme për kryerjen e shërbimit;
- Objektivat:
ü Të njohin bazën ligjore për SHPSF-së;
ü Roli dhe detyrat e përgjegjësit te shërbimit të SHPSF-së;
ü Aftësitë komunikuese
ü Të njohe mirë kodin e sjelljes së SHPSF-së;
ü Të ketë njohuri mbi detyrat e përgjegjësitë e SHPSF-së gjatë transportit të vlerave monetare dhe sendeve të çmuara;
ü Të ketë njohuri mbi legjislacionin dhe njohjen me armët e gjata.
- II.5.Kurs për trajnimin e specializuar të shoqëruesve të vlerave monetare në SHPSF:
- Gjithsej 5 ditë (30 orë mësimore)
- Teori 20 orë mësimore;
- Praktikë 10 orë mësimore;
- Pjesëmarrës: punonjës shërbimi si shoqërues vlerash monetare e të çmuara të SHPSF;
- Dokumenti i fituar: Certifikatë;
- Qëllimi:
Të ofrojë një trajnim specifik për aftësi të mira profesionale në përmbushjen e detyrës së tij në rolin shoqëruesit të vlerave monetare;
- Objektivat:
ü Mësojnë dhe kuptojnë përgjegjësitë dhe detyrat e punonjësit që do shoqërojë vlerat monetare;
ü Fitojnë aftësi praktike profesionale për të përballuar dhe t’u japin zgjidhje e përgjigje dhe në situata kritike. Këto aftësi përfshijnë përdorimin e pajisjeve (arma, prangat, etj.).
- II.6.Kurs për trajnimin e specializuar të operatorëve të sallave të komandimit në SHPSF:
- Gjithsej 5 ditë (30 orë mësimore)
- Teori 20 orë mësimore;
- Praktikë 10 orë mësimore;
- Pjesëmarrës: punonjës shërbimi si operatorë të SHPSF;
- Dokumenti i fituar: Certifikatë;
- Qëllimi:
Të aftësohen për veprimet dhe procedurat që duhet të ndjekin për monitorimin me kamera, gjurmimin e mjeteve nëpërmjet sistemit GPS, GPRS, dhe përpunimin e sinjaleve të alarmit;
- Objektivat:
ü Njohin pajisjet e sistemit vëzhgimit CCTV, sistemet e alarmit dhe mjetet e komunikimit që përdor qendra e kontrollit dhe shpjegojnë funksionin;
ü Të praktikohen në përdorimin e pajisjeve për monitorimin me kamera, sistemeve të alarmit dhe mjeteve të komunikimit.
- II.7.Kurs për trajnimin e specializuar të truprojave në SHPSF:
- Gjithsej 5 ditë (30 orë mësimore)
- Teori 20 orë mësimore;
- Praktikë 10 orë mësimore;
- Pjesëmarrës: punonjës shërbimi si truprojë në SHPSF;
- Dokumenti i fituar: Certifikatë;
- Qëllimi:
Të njohin detyrat e truprojës, aftësohen nga ana taktike për ruajtjen fizike të personit gjatë lëvizjes në këmbë, me automjet, pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme si dhe evakuimin tij në rast rreziku;
- Objektivat:
ü Detyrat e truprojes për sigurimin fizik të personave, rolin e tij në formacionet e sigurisë;
ü Njohin shërbimin e avancës dhe format e realizimit të saj;
ü Njohin formacionin dhe funksionin e eskortës;
ü Njohin procedurat e evakuimit në rast rreziku: me mjet dhe në këmbë.
- II.8.Kurs për trajnimin e specializuar të verifikuesve të sinjaleve në SHPSF:
- Gjithsej 5 ditë (30 orë mësimore)
- Teori 20 orë mësimore;
- Praktikë 10 orë mësimore;
- Pjesëmarrës: punonjës shërbimi që shërbejnë si verifikues sinjalesh në SHPSF;
- Dokumenti i fituar: Certifikatë;
- Qëllimi:
Të ofrojë një trajnim specifik për aftësi të mira profesionale në përmbushjen e detyrës së tij në rolin verifikuesit te sinjaleve;
- Objektivat:
ü Mësojnë dhe kuptojnë përgjegjësitë dhe detyrat e punonjësit që do verifikoje sinjalet e alarmit;
ü Fitojnë aftësi praktike profesionale për të përballuar dhe t’u japin zgjidhje e përgjigje dhe në situata kritike. Këto aftësi përfshijnë përdorimin e pajisjeve (arma, prangat, etj.).
- II.9.Kurs për trajnimin e specializuar të drejtuesve të mjeteve të blinduara në SHPSF:
- Gjithsej 5 ditë (30 orë mësimore)
- Teori 12 orë mësimore;
- Praktikë 18 orë mësimore;
- Pjesëmarrës: drejtuesit e mjeteve të blinduara në SHPSF;
- Dokumenti i fituar: Certifikatë;
- Qëllimi:
Të aftësohen teorikisht dhe praktikisht për drejtimin e mjeteve të blinduar gjatë shoqërimit të vlerave monetare;
- Objektivat:
ü Shpjegojnë bazën ligjore, klasifikimi i mjeteve të blinduara;
ü Të drejtojnë mjetin në mënyrë të sigurtë;
ü Të kryejnë shërbime emergjente duke kryer monovra brenda kushteve të sigurisë;
ü T’i përgjegjen situatave të veçanta në trafik dhe të përballojnë çdo të papritur në rrugë.
- II.10.Kurs për trajnimin e vazhdueshëm të drejtuesve teknik në SHPSF dhe QTP:
- Gjithsej 1 ditë (6 orë mësimore)
- Teori 4 orë mësimore;
- Praktikë 2 orë mësimore;
- Pjesëmarrës: drejtuesit teknik të SHPSF dhe QTP;
- Dokumenti i fituar: Certifikatë;
- Qëllimi:
Të përditësojnë njohuritë me legjislacionin e ndryshuar dhe fitojnë shprehi në zbatim të këtyre akteve;
- Objektivat:
ü Të njihen me ndryshimet ligjore e nënligjore që normojnë funksionimin e SHPSF dhe QTP;
ü Të aplikojnë teknikat e reja në fushën e sigurisë fizike të veprimtarive, objekteve dhe personave në ruajtje.
- II.11.Kurs për trajnimin e vazhdueshëm të punonjësve të SHPSF:
- Gjithsej 3 ditë (18 orë mësimore)
- Teori 10 orë mësimore;
- Praktikë 8 orë mësimore;
- Pjesëmarrës: punonjësit e shërbimit të SHPSF;
- Dokumenti i fituar: Certifikatë;
- Qëllimi:
Ruajtja e nivelit të dijeve dhe njohja me aktet ligjore të përditësuara që normojnë veprimtarinë e SHPSF-së;
- Objektivat:
ü Të ruajnë dhe zhvillojnë nivelin e dijeve;
ü Të njihen me aktet e përditësuara ligjore që normojnë veprimtarinë e SHPSF-së.
- II.12.Testim për aftësimin teorik dhe praktik të drejtuesve teknik për armët në poligonet private të licencuara:
- Gjithsej 1 ditë (6 orë mësimore)
- Teori 4 orë mësimore;
- Praktikë 2 orë mësimore;
- Pjesëmarrës: drejtues teknik për aftësimin teorik dhe praktik në përdorimin e armëve të zjarrit;
- Dokumenti i fituar: Certifikatë;
- Qëllimi:
Njohja me legjislacionit përkatës në fuqi dhe verifikimin e aftësive në përmbushje të detyrës. Në përfundim të pajisen me dëshminë për aftësimin teorik e praktik për armët;
- Objektivat:
ü Njohja e legjislacionit në fuqi mbi armët dhe përdorimin e armëve të zjarrit;
ü Njohja e rregullave të sigurimit teknik, ruajtjes dhe mirëmbajtjes gjatë përdorimit të armëve;
ü Të jenë të aftë për të zhvilluar qitje me këto armë;
ü Të jenë të aftë për të eleminuar ngjarjet e jashtëzakonshme dhe të japin ndihmën e parë.
Struktura organizative:
Organigrama
Organika
Nr. | FUNKSIONI | GRADA | POZICIONI |
1 | Drejtor | Drejtues | Punonjës Policie 1(një) |
Shuma | 1 (një) | ||
2 | Shef i Sektorit të Trajnimeve dhe Mjeteve Motorike | Kryekomisar | Punonjës Policie 1 (një) |
2.1 | Specialistë / Instruktorë | Komisar | Punonjës Policie 2 (dy) |
2.2 | Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme (licencuar) | - | Civil 1 një) |
2.3 | Kujdestar / Magazinjer | - | Civil 1 një) |
Shuma | 5 (pesë) | ||
3 | Shef i Sektorit të Shërbimeve ndaj të Tretëve | Kryekomisar | Punonjës Policie 1 (një) |
3.1 | Specialistë / Instruktorë | Komisar | Punonjës Policie 3 (tre) |
Shuma | 4 (katër) | ||
Gjithsej | 10 (dhjetë) |
Baza ligjore:
- Ligji nr. 80/2015, datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
- VKM nr. 185, datë 25.02.2015, “Për organizimin dhe funksionimin e Akademisë së Sigurisë”;
- Statuti i Akademisë së Sigurisë;
- Rregullore e Akademisë së Sigurisë;
- Urdhri i ministrit të Punëve të Brendshme nr. 491, datë 05.09.2016, “Për disa ndryshime në Urdhrin nr. 294, datë 05.06.2015, të ministrit të Punëve të Brendshme “Për miratimin e strukturës organike të Akademisë së Sigurisë”, i ndryshuar;
- Urdhri i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 366, datë 10.04.2017, “Për miratimin e përshkrimeve të punës së funksioneve në Akademinë e Sigurisë;
- Ligji nr. 108/2014 “Për policinë e shtetit”, i ndryshuar;
- VKM nr. 750, datë 19.06.2015, “Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit”;
- Ligji nr. 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”;
- Udhëzim i ministrit të Brendshëm nr. 130, datë 05.03.2018, “Për funksionimin e shërbimit privat të sigurisë fizike”;
- Udhëzim i ministrit të Brendshëm nr. 505, datë 26.10.2018, “Për qendrat e trajnimit privat”;
- Ligji nr. 74/2014, datë 10.07.2014, “Për armët”;
- VKM nr 839, datë 14.10.2015, “Për miratimin e Rregullores “Për përdorimin e armëve të zjarrit”;
- Udhëzim i ministrit të Punëve të Brendshme nr. 262, datë 25.05.2015, “Procedurat për lëshimin/revokimin e dëshmisë për aftësimin teorik e praktik për armët, formati i saj, si dhe procedurat e certifikatës për drejtues teknik për veprimtaritë e lejuara me armët për programin e kursit të trajnimit për aftësimin teorik dhe praktikë për armët dhe kushtet e objektit ku zhvillohet ky program”;
- Kodi Rrugor;
- VKM Nr. 153, datë 07.04.2000, “Për miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”;
- Udhëzim i ministrit të Transporti dhe Infrastrukturës, nr. 682/4, datë 1.4.2016, Për aktivitetin e autoshkollave, pajisjen e kandidatëve me lejedrejtimi, kualifikimin e instruktorëve të autoshkollave dhe specialistëve të DPSHTRR;
- Urdhër i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Nr. 936, datë 03.10.2018, "Për funksionimin e Autoshkollës së Akademisë së Sigurisë
- Rregullore e Autoshkollës.
Komunikimi Virtual
Na Ndiqni:Me shume Informacion Rreth Nesh?