Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Drejtori i "Kolegjit të Policisë"

 

Jetëshkrim     Drejtori i Kolegjit Profesional të Lartë “Kolegji Policisë”

     Drejtues Parë Skënder KALEMI

Skënder Qemal Kalemi, lindur më 09/05/1961 në Memaliaj, i cili mban gradën “ Drejtues i I-rë” është aktualisht Drejtor i Kolegjit Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” në Akademinë e Sigurisë, ka një karrierë të gjatë dhe të konsoliduar në strukturat e Policisë, ku ndër funksionet kryesore që ai ka realizuar, janë ato të Shefit të Komisariatit, Drejtor Drejtorie Vendore të Policisë, Profesor dhe Përgjegjës Departamenti në Fakultetin e Hetimit dhe Sigurisë, Akademia e Sigurisë si dhe Drejtor Drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku gjatë kohës që kryente këtë detyrë, në vitin 2016 u vlerësua dhe me çmim mirënjohje për shërbimin e dalluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Formimi i tij akademik është një plotësim teoriko-praktik midis formimit akademik policor dhe fushës e drejtësisë (specifikisht në fushën e drejtësisë penale), ku ai ka mbrojtur dhe Masterin Shkencor. Formim ky që është kurorëzuar me autorësinë e tij në tekste studimi dhe cikël leksionesh, materiale këto që përdoren nga studentët e Kolegjit të Lartë “Kolegjit të Policisë” dhe Fakultetit të Hetimit dhe Sigurisë në Akademinë e Sigurisë.