Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Njoftim mbi zhvillimin e testimit fizik

Në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Nr.1079/1 datë 15.12.2021. “Për zhvillimin e testimit fizik me kandidantët e kualifikuar për të vazhduar procesin e pranimit në Akademinë e Sigurisë” ju njoftojmë se:

Ditën e martë më datë 21.12.2021 fillon Testimi Fizik në ambientet e Repartit “RENEA”, Yzberisht Tiranë, dhe përfundon më datë 27.12.2021

  • Kandiadatët duhet të jenë me uniformë sportive.
  • Të kenë me vete dokument identifikimit, (Kartë ID ose Pasaport)
  • Fletën e pranimit

Njoftimet për datën, orën e paraqitjes, do të bëhen nga Drejtorit e Policisë në Qarqe sipas grafikut të hartuar.

Për më shumë informacion kandidatët duhen të komunikojnë me Sektorët e Burimeve Njerëzore në qarqet ku kanë bërë aplikimin.

Suksese