Totali i orëve mësimore në Kolegjin Profesional të Lartë "Kolegji i Policisë" në Akademinë e Sigurisë policor përbëhet nga pjesa teorike, prej 1141 orësh dhe pjesa praktike, prej 504 orësh mësimore; gjithsej 1645 orë mësimore. Programi përmban modulet kryesore për: “Policim në patrullë”, “Aftësim profesional policorë ”, “Ndihmën e parë mjekësore”, “Armët e policisë dhe qitje”, “Gjuhë e huaj (anglisht)” dhe “Teknologji-informacioni”.
Moduli “Armë policore dhe qitje” synon të pajisë kursantët me njohuri mbi armët e policisë dhe qitjet. Ky do të jetë një arsimimin bazë për të njohur bazat e qitjes, armët e zjarrit si dhe për të zhvilluar aftësitë në këtë drejtim. Një pjesë të rëndësishme e zë dhe përgatitja për qitje dhe qitje e cila do t’ju shërbejë kursantëve për të njohur me saktësi rregullat e për qitje me armë e zjarri.
Përfundimi i Kolegjit Profesional të Lartë "Kolegji i Policisë" kryehet në këtë mënyrë:
1. Në përfundim të programit teorik – test përfundimtar.
2. Në përfundim të programit praktik – test praktik.
3. Rezultati përfundimtar – mesatare e komponentëve teori-praktikë-disiplinë
4. Certifikimi – punonjës policie.
Komunikimi Virtual
Na Ndiqni:Me shume Informacion Rreth Nesh?