Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Historiania Sonlia Boçi, në AS: “Shqiptarët dhe koalicioni antifashist në Luftën e Dytë Botërore”

Sot, më datë 19.11.2019, në mjediset e Akademisë së Sigurisë, u zhvillua aktiviteti me temë: “Shqiptarët dhe koalicioni antifashist në Luftën e Dytë Botërore”. Ky ishte një takim me historianen e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA), prof. asc. Sonila Boçi, i cili u krye në kuadër të kremtimeve jubilare kombëtare, me rastin e 75 vjetorit të Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Në aktivitet ishin të pranishëm studentët e Kolegjit të Policisë, të cilët ndoqën me interes referimin e bërë nga prof. asc. Sonila Boçi.

Gjatë kumtesës së saj, historiania Boçi shfaqi në mënyrë të përmbledhur gjithë ecurinë e zhvillimeve që u bënë në Shqipëri, që pas pushtimit ë kësaj të fundit, në vitin 1939, nga Italia fashiste. Boçi pati në fokus të diskutimit të saj rezistencën dhe organizimin që bëri populli shqiptar kundër pushtuesve nazifashistë. Ajo trajtoi tërë në mënyrë të shkurtër, spektrin e ngjarjeve, arritjeve, sukseseve dhe dështimeve të forcave shqiptare pjesëmarrëse në LIIB si dhe vlerat e mëdha që pati bashkimi i shqiptarëve në aleancën ndërkombëtare që iu kundërvu fashizmit e nazizmit.

Aktivitetet e AS-së lidhur me kremtimet e 75 vjetorit të Çlirimit të vendit, po vijojnë dhe kryesisht janë fokusuar te vizitat e nxënësve të shkollave të ndryshme, vizitat e personaliteteve të fushës së historisë etj. Prof. asc. Boçi, u shoqërua në këtë aktivitet nga dr. Xhavit Shala, drejtori i Qendrës Kërkimore Shkencore në AS, i cili drejtoi edhe aktivitetin e lartpërmendur.