Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Fëmijët e shkollës 9-vjeçare Dora d’Istria vizitojnë Akademinë e Sigurisë

11 nëntor 2019. Prej disa kohësh, në Shqipëri kanë nisur festimet përkujtimore të 75 vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Fitorja ndaj fashizmit, si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historisë e vendit tonë, dhe të asaj botërore, këtë vit jubilar do të përkujtohet sipas një kalendari historik të miratuar. Organizimet shtetërore dhe kremtimet do të kulmojnë në datën 29 nëntor, në të cilën do të përkujtohet e nderohet sakrifica e dëshmorëve dhe veteranëve të vendit, të cilët ishin pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Ashtu si të gjitha institucionet që po organizojnë aktivitete lidhur me këto kremtime, edhe Akademia e Sigurisë, duke zhvilluar një “ditë të hapur”, sot ka pritur në mjediset e saj rreth 100 fëmijë të klasave të dyta të shkollës nëntëvjeçare Dora d’ Istria. Akademia ka organizuar këtë ditë të hapur, me qëllim që nxënësit të njihen me institucionin e Policisë së Shtetit, duke vizituar Muzeun e Policisë dhe të njihen me punën e bërë nga ky institucion arsimor i policisë. Vizita ndryshoi atmosferën e Akademisë së Sigurisë dhe la mbresa shumë pozitive te të gjithë fëmijët