Kjo vizit studimore u zhvillua në bazë të marrëveshjes së bashkepunimit që Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka me Akademin e Sigurisë.
Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira profesionale, dhe akademike.
Ata u pritën nga drejtori/rektori i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Dr. BIlbil Memaj, si dhe me përfaqësues të tjerë në Akademi.
Drejtori i AS-së z.Memaj bëri një prezantim mbi Akademin e Sigurisë, rreth mënyrës së funksionimit, misionit, strukturës etj.
Gjithashtu delegacioni zhvilloi një takim me Dekanin e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit Prof. Dr. Ilirjan Mandro ku ju shpjegoi mënyrën e funksionimit të fakultetit rreth kurrikulave, programeve “Bachelor” , trajnimeve etj.
Më pas ata u pritën dhe nga Drejtori i Kolegjit Profesional të Lartë, Drejtues Ylli Vasili ku u njohën me strukturën, mënyrën e aplikimit për në Kolegj, zhvillimin e testimeve, programeve kurrikulave etj.
Ata vizituan dhe ambientet e AS-së si Muzeun e Policisë, Bibliotekën, Poligonin, Shtëpin Taktike, Kompleksin Sportiv, Sallën e Kinemas, etj
Komunikimi Virtual
Na Ndiqni:Me shume Informacion Rreth Nesh?