Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Ka përfunduar faza e tretë e intervistës dhe testit psikologjik

Sot në datë 30 Tetor 2020, ka përfunduar faza e tretë e intervistës dhe testit psikologjik për kandidatët fitues në dy fazat e para (testi me shkrim dhe ai fizik), për pranimin në Kolegjin e Policisë në Akademinë e Sigurisë, për 400 studentë për Patrullë të Përgjithshme.

Akademia e Sigurisë, ka zbatuar standarde rigoroze me përzgjedhjen transparente dhe të qartë për çdo kandidat. Konkurrimi do vijojë me fazën e katërt, atë të kontrollit shëndetësor dhe renditja e listës fituesve do bëhet njësoj si në tre fazat e para, në bazë të qarqeve dhe kuotave të lira që ka çdo Drejtori Vendore e Policisë.

Video: https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/291280345274738