Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Ka përfunduar sot në datën 6 Tetor 2020, testimi fizik i aplikantëve, për 400 studentë për Patrullë të Përgjithshme

Drejtori i Kolegjit të Policisë, Ylli Vasili, gjatë një prononcimi për median, ka theksuar se për 9 ditë rresht, në ambientet e repartit Special Renea u zhvillua konkurrimi fizik, në bazë qarqesh dhe renditja e pikëve është bërë në bazë të kuotave të lira që ka në dispozicion çdo qark.Ylli Vasili: “Ky ishte një proces transparent, me shanse të barabarta, i monitoruar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe SHÇBA.

Tashmë procesi do vijojë me fazën tjetër, atë të testimit psikologjik. I uroj gjithë fitueseve në këtë fazë, suksese në fazat e tjera dhe njëkohësisht dua të falënderoj anëtarët dhe komisionet, për përkushtimin, ndershmërinë dhe profesionalizmin e treguar në menaxhimin e kësaj faze konkurrimi”.

Konkurrentët që janë kualifikuar në fazën tjetër do të njoftohen sipas procedurës nga Akademia e Sigurisë, për vijimin e fazës së tretë, testimin psikologjik.