Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Përfunduan programin e shkollimit “Kolegji i Policisë” 111 kursantë të kursit XIII-të

Në datën 10 mars 2020, në ambientet e Akademisë së Sigurisë u zhvillua ceremonia e betimit dhe certifikimit për 111 kursantë të kursit XIII-të, që përfunduan Programin e Shkollimit “Kolegji i Policisë”.

Kursi XIII-të ka filluar në datën 5 Qershor 2019, në provimin përfundimtar që u zhvillua në datën 10 Mars 2020, morën pjesë 111 kursantë ku të gjithë rezultuan kalues.

Të pranishëm në këtë ceremoni certefikimi ishin, Drejtori/Rektori i Akademisë së Sigurisë Drejtues i LartëDr. Bilbil Memaj, Drejtori i Kolegjit të Policisë, Drejtues Ylli Vasili.

Drejtori/Rektori i Akademisë së Sigurisë, në këtë ceremoni ka përshëndetur punonjësit e rinj të Policisë, duke i uruar suksese në profesionin e tyre si dhe ka theksuar se “Të jesh punonjës policie është një sfidë që kërkon nga secili prej jush përkushtim, devotshmëri dhe sakrifica të panumërta. Ne jemi krenar për ju, si brezi më i ri, si fryma më e re e Policisë së Shtetit.

Në vijim Drejtori i Kolegjit të Policisë, Drejtues Ylli Vasili është shprehur:
“Ju kurorëzoni përfundimin me sukses të Programit të Shkollimit në Kolegjin e Policisë dhe filloni rrugëtimin tuaj në këtë profesion sa fisnik aq edhe të vështirë. Shkollimi policor është ndër kriteret bazë, më të domosdoshëm të organizatës së policisë dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese, për të formuar dhe trajnuar strukturat policore të nivelit operues dhe më tej për të pasur sukses në misionin e tyre”.