Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Takim informues mbi “Projektin e binjakëzimit”

Në kuadër të “Projektit të binjakëzimit” të Akademisë së Sigurisë (AS) së Shqipërisë, me Kolegjin Universitar Policor të Finlandës (“Poliisiammattikorkeakoulu”) dhe me Akademinë e Shkencave të Sigurisë të Estonisë (“Eesti Sisekaitseakadeemia”), të financuar nga BE-ja, i cili ka si qëllim fuqizimin e kapaciteteve dhe efikasitetit të AS-së, më datë 30.1.2020, në ambientet e kësaj akademie u zhvillua një takim prezantues mbi modelet e arsimimit policor në vendet e Bashkimit Evropian, konkretisht të Finlandës dhe të Estonisë.

Përfaqësuesit e projektit, prezantuan modelet e arsimimit policor në vendet e tyre. U prezantua para personelit të AS-së modeli finlandez, nga këshilltarja e projektit, znj. Tiina Koivuniemi, e cila qëndron në Shqipëri për ndjekjen e këtij projekti. Ndërsa modeli estonez, u prezantua nga znj. Kristi Kulu, po ashtu e vendosur pranë AS-së për ndjekjen e këtij projekti. Krahas drejtuesve më të lartë të Akademisë së Sigurisë: rektorit të AS-së, dekanit të Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, drejtorit të Kolegjit të Policisë dhe drejtorëve të tjerë, në këtë takim morën pjesë pedagogë, instruktorë, specialistë, shefa sektorësh, shefa departamentesh e drejtues të ndryshëm të Akademisë së Sigurisë, të ftuar nga studentët etj.

Ky takim do pasohet nga një serë aktivitetesh në kuadër të “Projektit të binjakëzimit”, projekt i cili do të mundësojnë reformimin e Akademisë së Sigurisë sipas modeleve më të mira të Bashkimit Evropian.