Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

PAMECA V, zhvilloi trajnimin mbi "Teknikat e kontrollit të ndertesave dhe personave, përmes nocioneve teorike dhe përvojës praktike"

22 janar 2020. PAMECA V, në bashkëpunim të ngushtë me Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë”, mbajtën një trajnim mbi "Teknikat e kontrollit të ndertesave dhe personave, përmes nocioneve teorike dhe përvojës praktike".

Në aktivitetin trajnues morën pjesë 52 kadetë të KPLKP, të cilët përftuan informacion mbi praktikat më të mira të BE-së në lidhje me teknikat e kontrollit të ndertesave dhe personave, rëndësinë e punës ne grup, të drejtat për mbrojtje të subjekteve që i nënshtrohen kontrollit, marrjen e saktë e provave dhe pa i dëmtuar ato, hartimi efektiv i procesverbalit, etj.

Gjithashtu, dy ushtrime simulimuese te regjistruara me video, mbi këtë temë, u shfaqën dhe pjesëmarrësit analizuan në mënyrë konstruktive veprimet dhe performancën, bazuar në njohuritë teorike të dhëne gjatë sesionit të parë të trajnimit.

Dy simulimet e regjistruara me video, të cilat ishin realizuar nga ish studentë të KPLKP, nën asistencen dhe mbështetjen e projektit PAMECA V, shërbyen që pjesëmarrësit të analizonin performancën dhe veprimet gjatë një operacioni kontrolli. Për këtë qëllim, u përdor metoda “mësim në grup”, sipas së cilës, studentët u ndanë në grupe më të vogla pune dhe u angazhuan për të analizuar së bashku aktivitetet e regjistruara të simulimit. Më pas, dy përfaqësues nga secili grup paraqitën komentet, kritikat dhe rekomandimet e grupit të tyre. Kjo metodë e të mësuarit i dha mundësinë studentëve të bëheshin pjesëmarrës aktivë në procesin e të mësuarit dhe krijoi një atmosferë ndërvepruese ndërmjet tyre.

**************************************************************************************************************************

PAMECA V, in close collaboration with High Professional Police College, delivered a training on “Techniques on Search of Premises and Persons, through theoretical notions and practical experience”.

The training activity was attended by 52 HPPC cadets, who benefited information on the best EU practices as regards techniques of searching premises and persons, the importance of teamwork, safeguards of the subjects undergoing the search, seizing evidence properly without altering and damaging it, writing effective minutes, etc.

Also, two video-recorded simulation exercises on the topic were displayed and the participants constructively analyzed the recorded actions and performance, based on the theoretical knowledge provided to them, during the first session of the training.

The two video-recorded simulations, which had been carried out by former HPPC students under the assistance and support of PAMECA V project, served to constructively analyze the performance and actions during a search operation, by the participating cadets. To this end, the “group learning” method was used, according to which, students got divided into smaller working groups and engaged to analyze together the recorded simulation activities. Afterwards, two representatives from each group presented their group’s comments, critiques and recommendations. This learning method allowed students to become active participants in their learning and created an interactive atmosphere amongst them.