Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Fjala e Drejtorit/Rektorit të Akademisë së Sigurisë me rastin e fillimit të vitit akademik 2019 – 2020 në Akademinë e Sigurisë

 

I Nderuar Zoti Ministër i Brendshëm,

Të nderuar anëtarë të Komisionit të Sigurisë,

E nderuar Zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Policisë,

Përfaqësues të misioneve të asistencës ndërkombëtare,

Ta nderuar pedagogë, studentë dhe kursantë,

 

Është kënaqësi për mua t’ju uroj mirë se ardhjen, për këtë vit akademik në Akademinë e Sigurisë, të gjithë studentëve, të nivelit bachelor në Fakutetin e Sigurisë dhe Hetimit, kursantëve për Oficerë të Policisë Kriminale dhe atyre për Oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Në historinë e kësaj Akademie, ndoshta ky është viti që ka numrin më të madh të studentëve dhe kursantëve, rreth 850 student dhe kursant do të vijojnë ti nënshtrohen arsimimit Policor, kjo tregon rëndësinë që i jepet politikave arsimore të policisë nga Ministria e Brendshme dhe Qeveria Shqiptare. Ky numër është tregues mbi dëshirën dhe gatishmërinë tuaj për të shërbyer me profesionalizëm në radhët e Policisë së Shtetit.

Ky fakt, ne si Akademi Sigurie, na gëzon, por njëkohësisht na obligon për të dhënë më të mirën në drejtim të rritjes së cilësisë së procesit mësimor, teorik dhe praktik, dije këto, që do të ndikojnë në rritjen e kapaciteteve dhe aftësive tuaja për t’u bërë punonjës policie model.

Më lejoni tu them se këto vite Akademia e Sigurisë ka ndryshuar shumë, ju tashme keni në dispozicion një institucion me programe shkollimi të mirëfillta të akredituara, të konsultuara me CEPOL, partner të të cilit ne jemi, me programe të miratuara nga FRONTEX, pasi Akademia është anëtare e rrjetit të Akademive të këtij organizmi të rëndësishëm të kontrollit të kufijve të BE.

Ne bashkëpunojmë me Akademi të vendeve të tjera si dhe kemi asistencë të vazhdueshme nga ICITAP dhe PAMECA për tu zhvilluar si akademi, në të mirë të sigurisë publike.

Akademia e Sigurisë, si institucion arsimor punon në vazhdimësi, për përditësimin e programeve dhe kurrikulave të saj, për ngritjen e nivelit të stafit pedagogjik mësimdhënës, si edhe shërbime të tjera ofruar nga ana jonë, si Institucion. Të gjitha këto, shërbejnë për arritjen e misionit dhe qëllimit final për një polici të ditur dhe të aftë profesionalisht.

Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat tona, por me angazhimin dhe përkushtimin e përbashkët, jemi të bindur që do të ofrojmë shërbime edhe më cilësore për të gjitha institucionet që veprojnë në fushën e sigurisë publike në vend.

Duke ju drejtuar studentëve dhe kursantëve të rinj, do ti uroj suksese në përvetësimin e programeve dhe do t’ju thoja që Akademia e Sigurisë do jetë për ju streha e dijes për gjithë rrugëtimit tuaj në Policinë e Shtetit.

 

Urime !

Suksese!

Faleminderit!