Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Trajnim (raundi dytë) për "Teknikat e kontrollit të ambjenteve dhe personave" për Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë”

25 shtator 2019, PAMECA V zhvilloi raundin e dytë dhe të fundit të trajnimit me temë: "Teknika mbi kontrollin e lokaleve dhe personave, përmes shfaqjes së një videoje autentike didaktike, për analizë dhe vlerësim në grup", për 2 grupet e fundit të Kolegjit Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë, në total 44 studentë.
Programi i trajnimit u përqëndrua mbi praktikat më të mira të BE-së në lidhje me procedurat e kryerjes së kontrollit të lokaleve dhe personave, punës në grup, të drejtat për mbrojtje të subjekteve që i nënshtrohen kontrollit, marrjen e saktë e provave dhe pa i dëmtuar ato, hartimi i procesverbalit, etj.
U shfaq një ushtrim simulues i regjistruar me video mbi këtë temë, i realizuar nga ish-studentë të KPLKP-së, nën drejtimin e PAMECA V, dhe pjesëmarrësit analizuan në mënyrë konstruktive veprimet dhe performancën e kolegëve të tyre, bazuar në njohuritë teorike që morën gjatë pjesës së parë të trajnimit.
Metodologjia "Brainwriting" u përdor për të gjeneruar ide dhe komente, dhe krijoi një atmosferë ndërvepruese dhe aktive midis studentëve.

*************************************************************************************************************************************************

English

Training on “Techniques on Search of Premises and Persons” for High Professional Police College

25  September 2019, PAMECA V delivered the second and last round of training on “Techniques on Search of Premises and Persons through the display of an authentic didactic video, for group analysis and evaluation”, for the last 2 groups of High Professional Police College students, in total 44 students.
The training program revolved around the best EU practices as regards the procedures of conducting the search of premises and persons, teamwork, safeguards of the subjects undergoing the search, seizing evidence properly without altering and damaging it, minutes writing, etc.
A video-recorded simulation exercise on the topic, carried out by former HPPC students, under the guidance of PAMECA V, was displayed and the participants constructively analyzed their colleagues’ actions and performance, based on the theoretical knowledge provided to them during the first part of the training.
“Brainwriting” coaching methodology was used to generate ideas and comments, and it created an interactive and engaging atmosphere among students.