Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Pameca V zhvilloi trajnimin për "Teknikat e kontrollit të ambjenteve dhe personave" për “Kolegjin e Policisë”

18 shtator 2019. PAMECA V zhvilloi këtë trajnim përmes shfaqjes së një videoje autentike didaktike për analizë dhe vlerësim në grup". Në këtë aktivitet morën pjesë 74 studentë të Kolegjit Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë”, Akademia e Sigurisë.

Kjo veprimtari trajnimi mbuloi praktikat më të mira të BE-së në lidhje me procedurat e kryerjes së kontrollit të ambjenteve dhe personave, punës në grup, të drejtat për mbrojtje të subjekteve që i nënshtrohen kontrollit, marrjen e saktë të provave, pa i dëmtuar ato, mbajtja e procsverbalit, etj.

Pjesë e këtij trajnimi ishte video autentike didaktike mbi këtë temën. Videoja është produkt i një bashkëpunimi të mëparshëm e të frytshëm midis PAMECA V dhe studentëve të Akademisë së Sigurisë, i cili u vlerësua dhe u analizua në mënyrë konstruktive nga pjesëmarrësit e këtij aktiviteti. Për analizën e përmbajtjes së videos u përdor një metodologji krijuese mësimdhënieje, e quajtur “Brainwriting” (Ideja në letër), e cila ngjalli interesin e studentëve duke i bërë ata pjesëmarrës interaktivë në këtë aktivitet.

*************************************************************************************************************************************************

English

Training on “Techniques on Search of Premises and Persons” for High Professional Police College

PAMECA V delivered this training through the display of an authentic didactic video, for group analysis and evaluation”, which was attended by 74 students of High Professional Police College, Security Academy.

This training activity covered the best EU practices as regards the procedures of conducting the search of premises and persons, teamwork, safeguards of the subjects undergoing the search, seizing evidence properly without altering and damaging it, record writing, etc.

Part of this training was the authentic didactic video on the respective topic, a product of a previous fruitful collaboration between PAMECA V and Security Academy students, which was displayed and constructively evaluated and analyzed by the participants in this activity. For the video content’s analysis, a creative coaching methodology was used, called Brainwriting, which sparked the interest of the students by making them interactive participants in this activity.