Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Kursantët kursit të XII për “Patrullë të Përgjithshme” në demonstrimin praktik të njohurive, marrë në “Kolegjin e Policisë”

Në datën 29.07.2019, në Kolegjin Profesional të Lartë në Akademine e Sigurisë, u zhvillua provimi përfundimtar teorik me kursantët e kursit të XII për “Patrullë të Përgjithshme”.

Në këtë ditë të shënuar kursi i XII, përfundoi me sukses shkollimin teorik nga dita e parë e fillimit 4 Shkurt 2019 e në një periudhe kohore prej 6 muajsh 208 kursantët e këtij Kolegji u përgatiten për oficere të patrullës së përgjithshme të rolit zbatues për sigurinë publike, të aftë për të shërbyer në të gjitha llojet e shërbimeve dhe funksionet operuese, me kulturë e dije, me standarde të larta etike profesionale dhe njohës të mirë të ligjit, të misionit dhe përgjegjësive institucionale të policisë, por dhe me aftësi praktike.

Shkollimi i kursantëve e përgatitja e tyre ka synuar për të rritur më tej shkallën e besimit të publikut tek Policia e Shtetit, e cila do të vijë me rritjen e performancës së punonjësve dhe patrullave të policisë, për të treguar faktin se kjo trupë ekziston për të mbrojtur qytetarin dhe shoqërinë nga keqbërësit, si forcë që garanton sigurinë e jetës dhe të pronës publike e private.

Përgatitja dhe shprehite e fituara në mbrojtje të rendit e sigurisë publike, në mbrojtje të qytetarit e pronës publike, në garantimin e qetësisë e luftës kundër krimit të rrugës e me gjëre, u tregua dhe në demostrimin e zhvilluar nga kursantët e Kolegjit Policor, të cilët me veprimet e tyre treguan një shkallë të lartë përgatitje.