Në këtë kurs marrin pjesë 69 pjesëmarrës nga të gjitha qarqet e vendit.
Në këtë ceremoni të fillimit të kursit mori pjesë Drejtori/Rektori i Akademisë së Sigurisë Drejtues i Lartë Dr. Bilbil Memaj, i cili vuri theksin në domosdoshmërin e oficerëve të sigurisë në shkollat publike, lidhur me atë çfarë kërkohet për normalitetin, rregullin si dhe formimin e nxënësve dhe studentëve lidhur me rendin e sigurinë në shkolla, pasi siguria publike dhe rendi nuk është vetëm pjesë e policisë por e të gjithë qytetarëve dhe e juaja si oficerë sigurie në këto shkolla.
Kursantët shprehën dëshirë për njohuritë që do të marrin në fushën e rendit dhe sigurisë si dhe përcjelljen e tyre në auditorët e shkollave.
Komunikimi Virtual
Na Ndiqni:Me shume Informacion Rreth Nesh?