Testimi fizik u zhvillua në ambientet e Komandës së Forcave Speciale, Zall Herr, Tiranë, prej datës 05 deri më 14 Nëntor 2018.
Në përfundim të fazës së dytë, atë të testimit fizik, drejtori i Kolegjit të Policisë Ylli Vasili, theksoi se ky proces po vijon normalisht, transparent dhe pa kontestime, si dhe nën monitorim nga SHÇBA-ja, Standartet profesionale dhe PAMECA.
Ylli Vasili:
"Sot ishte dita e fundit e zhvillimit të testit fizik për aplikantët të cilët kanë rezultuar fitues në anën teorike dhe ne me kënaqsi vërejmë se ky test është zhvilluar me paanshmëri, me objektivitet dhe duke i dhënë shanse të barabarta gjithsecilit prej aplikantëve.
Në testin fizik kanë marrë pjesë gjithsej 561 aplikantë dhe nga këta rreth 400 janë fitues.
Ky proces është monitoruar edhe nga Drejtoria e Shërbimeve të Çështjeve të Brendshme të Ministrisë së Brendshme, nga Drejtoria e Standarteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit si edhe nga misionet e huaja si Pameca.
Nga aplikantët nuk kemi patur asnjë lloj kontestimi në mënyrën e organizimit dhe zhvillimin e garave ndërmjet disiplinave të ndryshme.
I uroj suksese gjithsecilit prej aplikantëve edhe në testin psikologjik dhe atë të intervistës për të vazhduar kolegjin e Policisë".
Faza e tretë është ajo e testimit psikologjik, ku Akademia e Sigurisë ka marrë të gjitha masat për zhvillimin sa më normal, korrekt e transparent të këtij procesi.
Komunikimi Virtual
Na Ndiqni:Me shume Informacion Rreth Nesh?