Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

109 vjetori i Policisë së Shtetit, studentët e vitit të parë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja vizitojnë Akademin e Sigurisë

Në kuadër të “ditës hapur të Policisë Shtetit”, në festën e 109 vjetorit të Policisë së Shtetit, Akademia e Sigurisë më datë 13 janar 2022, pati kënaqësinë të ftonte në mjediset e saj studentët e vitit të parë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, të shoqëruar nga dy Zëvendës Dekanet e Fakultetit, Znj. Alnida Koroshi dhe Ogerta Koruti.

Gjatë vizitës tyre, studentët u njohën lidhur me historikun ndër vite të arsimit të lartë policor duke nisur nga Shkolla e Lartë e Policisë, mënyra e organizimit të edukimit dhe trajnimit të forcave të Policisë, procedurat e pranimit në Akademinë e Sigurisë për kursantët e rinj, konkurimet për arsimin e lartë, ecurinë në karrierë të oficerëve të policisë, ambientet e poligonit të qitjes, mësimdhënies në Kolegjin Policor dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit Krimit, ambientet e akomodimit të studentëve dhe palestrën për stërvitje brenda Akademisë së Sigurisë, muzeun e policisë dhe historinë e Policisë Shtetit Shqiptar që nga themelimi saj më 13 Janar 1913.

Kjo ishte një vizitë të cilën siç u shprehën edhe ata vetë, do të mbetet në kujtesën e tyre dhe sigurisht nuk do të jetë e vetmja.